Erl Murati: Për çfarë do të mbahet mend Gent Cakaj

Gazetari Erl Murati shkruan se Genc Cakaj do të mbahet mend në historinë e politikës shqiptare si e vetmja kandidaturë për ministër pa një CV zyrtare ose joformale.

 Reagimi i Erl Muratit: Gent Cakaj do të mbahet mend në historinë tonë politike si i vetmi ministër që u emërua dhe s’u dekretua, pa një CV zyrtare ose joformale. 

“Erdhi, pa, iku” dhe asnjë nuk di asgjë për të, sepse askush nuk ka publikuar ende një jetëshkrim të tij, askund. 

Jo për gjë, por të paktën të kishim hequr merakun kush ishte ai shans që s’ditëm ta korrnim meqë sipas Baton Haxhiut ishte “më i përgatitur se paraardhësit Ditmir Bushati, Paskal Milo, Besnik Mustafaj e Pandeli Evangjeli” dhe sipas Edi Ramës “1 mijë herë më i ditur” se presidenti i Republikës.


EMISIONET