Ish zv/ministrja e Integrimit, Erisa Xhixho është bërë nënë për herë të dytë.
Politikanja e LSI ka njoftuar lajmin e ëmbël me anë të një postimi në Instagram. Xhixho ka sjellë në jetë një vajzë e pagëzuar me emrin Nikol.
Ish-deputetja ka publikuar një foto të dorës së vogëlushes së porsalndur dhe shprehet se është shumë e lumtur dhe e bekuar nga Zoti.
"Ka lindur një ëngjëll me emrin Nikol që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri... E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti,"-shkruan ajo në Instagram.
Nikol ka ardhur në jetë një ditë pëpara datës së lindjes së vëllait të saj më të madh Henri, i cili ka lindur më 17 maj 2016.
/Ora News.tv/