Presidenti i Turiqisë Recep Tayyip Erdoğan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov lidhur me çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë u shpreh se  “Ne jemi vendi i parë që ka njohur emrin kushtetues. Do të jemi atje ku ishim deri tani”, raporton Anadolu Agency

Ndërsa Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov theksoi se Maqedonia kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Turqinë.

“Me këtë vizitë zyrtare edhe njëherë u konfirmua fakti se ju jeni mik i madh i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Republika e Maqedonisë kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Republikën e Turqisë dhe dinamika e takimeve tona është dëshmi për miqësinë tonë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi si dy vende dhe si dy popuj”, theksoi Ivanov.

/Ora News.tv/