Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka rikonfirmuar interesin e shtetit të tij për blerjen e sistemit mbrojtës raketor nga Rusia, përkundër shqetësimeve nga aleatët e Ankarasë në NATO.

“Ne i japim rëndësi të madhe hapave të përbashkët që Turqia dhe Rusia do të marrin rreth mbrojtjes”, ka thënë Erdogan, vetëm disa orë pas bisedimeve me presidentn rus, Vladimir Putin, në takimin e tyre të përbashkët në Sochi.

Turqia së fundmi është pajtuar të blejë sistemin mbrojtës raketor, S-400, për të cilin NATO ka thënë se nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të aleances.

Edhe pse Turqia konfirmoi se do të vazhdoj me marrëveshjen në vlerë prej 2 miliardë dollarëshe, nuk pritet që ky sistem të shpërndahet në Turqi edhe për dy vite të tjera.

Kjo marrëveshje me Rusinë, mund ta bëjë Ankaranë subjekt të sanksioneve nga SHBA-të, të cilat së fundmi kanë njoftuar për disa sanksione për ministrinë e mbrojtjes ruse./REL/

/Ora News.tv/