Erdogan premton hakmarrje: Na vranë 7 do vrasim 700

Erdogan premton hakmarrje: Na vranë 7 do vrasim 700

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premton hakmarrje të ashpër për shtatë ushtarët turq të vrarë nga terroristët kurdë orët e para të mëngjesit të 4 tetorit.

Presidenti Erdogan tha se për çdo ushtarë të vrarë do të vriten të paktën 100 terroristë.

“Terroristët do t’i bëjmë ta paguajnë shtrenjtë. Shtatë ushtarë ranë dëshmorë sot, por a do të ndalojmë ne? Nuk do të ndalojmë. Ata morën shtatë dëshmorë nga mesi jonë, ne do të vrasim 700 terroristë nga ata. Nuk do të ndalojmë në asnjë mënyrë”, tha Erdogan, pasditen 4 tetorit në “TRT World Forum”, në Stamboll.

Erdogan akuzoi Amerikën se po armatos YPG-në në Siri, të cilën Ankaraja e quan krah të organizatës terroriste PKK, e cila i ka shkaktuar më shumë se 40 mijë viktima Turqisë në 4 dekadat e fundit.

EMISIONET