Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi më 16 maj 2018 se Organizata e Kombeve të Bashkuara "mori fund" "u rrënua" përballë brutalitetit izraelit në Rripin e Gazës.  

"OKB mori fund, u rrënua. Në këtë moment nuk mund të takoj sekretarin e përgjithshëm të OKB-së edhe pse kam një miqësi të mirë me të" tha Erdogan në një darkë në Ankara.

"Ne nuk do lejojmë kurrë që Jeruzalemi të uzurpohet nga Izraeli. Ne do të mbështesim luftën e vëllezërve tanë deri në ditët kur në tokat palestineze, të pushtuara prej kohësh, do të ketë paqe dhe siguri brenda kufijve të një shteti të lirë palestinez ", shtoi ai.

"Ne nuk do të heshtim për Izraelin, edhe pse bota mbyll sytë për këtë shtypje", tha Erdogan, raporton agjencia turke anadolu

Më përpara ai lajmëroi për  një marshim që do të mbahet të premten e 18 maj, në Stamboll në shenjë solidariteti me palestinezët.

Më 14 maj të paktën 62 demonstrues palestinezë mbetën të vrarë ndërsa mijëra të tjerë u plagosën në Rripin e Gazës gjatë përleshjeve me forcat izraelite ditën kur në Jeruzalem SHBA hapi ambasadën e saj. 

/Ora News.tv/