Erdogan: Netaniahu terrorist! Reagon kryeministri i Izraelit

Erdogan: Netaniahu terrorist! Reagon kryeministri i Izraelit

Vrasja e 16 protestuesve palestinezë në Gaza ka sjellë sërish përplasje të ashpra në distancë mes Turqisë dhe Izraelit.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa dënoi aktin, është shprehur se Kryeministri izraelit është një terrorist.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se edhe Izraeli si shtet ka vepruar mbi baza pushtuese dhe terroriste.

“Netaniahu, ne nuk kemi përsipër turpin e pushtimit. Ti je një pushtues. Ke marrë toka nën kontrroll si pushtues. Në të njëjtën kohë je terrorist. Edhe shteti i Izraelit është terrorist, pasi është shumë e qartë ajo që ndodhi në Gaza. Është e qartë ajo që ndodhi në Jeruzalem.”


Me të njëjtën monedhë është kundëpërgjigjur edhe Netaniahu. Kryeministri i Izraelit deklaroi se nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një person i cili për vite me rradhë ka bombarduar pa mëshirë civilët.

 Duke shfrytëzuar edhe 1 Prillin, Netaniahu shtoi se Erdogan e festoi kështu ‘Ditën e Gënjeshtrave’.

Akuzat e shkëmbyera së fundmi mes liderëve, pritet të përkeqësojnë edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara mes palëve, pavarësisht firmosjes më herët të një dokumenti i cili synonte normalizim të situatës.

EMISIONET