Mbretëresha e Britanisë Elizabeta ka mirëpritur sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan dhe bashkëshorten e tij në Pallatin e Bakinghamit.

Udhëheqësi turk ndodhet në Londër në një vizitë tre-ditore, gjatë së cilës ai është parashikuar të takohet edhe me kryeministren britanike Tereza Mej.

Ajo pritet të diskutojë çështjen e të drejtave të njeriut me presidentin turk, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit Britani-Turqi në fusha si kundër-terrorizmi, emigracioni, qendrueshëmria rajonale dhe tregtia.

/Ora News.tv/