Erdogan mbron Ozil: Trajtim racist ndaj një djaloshi të ri

Erdogan mbron Ozil: Trajtim racist ndaj një djaloshi të ri

Mesut Ozil pak ditë më parë u tërhoq nga kombëtarja gjermane pasi u ndje i ofenduar pas fotos të shumë komentuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Mesfushori u shpreh se në Gjermani kishte shumë racizëm drejt tij për shkak të besimeve fetare dhe ai nuk mund ta pranonte këtë gjë.

Presidenti Erdogan ka reaguar në lidhje më këtë ngjarje dhe ka dalë në mbrojtje të futbollistit me origjinë turke.

"Një trajtim i tillë racist për një djalosh të ri, i cili ka dhënë gjithcka për ekipin kombëtar të Gjermanisë, për shkak të besimeve të tij fetare është i papranueshëm," mësohet të ketë thënë Erdogan para gazetarëve të martën në Parlament.

Më pasi ai u shpreh se e ka telefonuar Ozil të hënën dhe e ka përkrahur për komentet e tij.

EMISIONET