Erdogan mbron futbollistin Ozil: Nuk bëri asgjë për tu penduar

Rexhep Tajip Erdogan ka mbrojtur futbollistin gjerman Mesut Ozil, i cili është përballur me kritika pasi realizoi një foto me udhëheqësin e Turqisë.

29-vjeçari hoqi dorë nga futbolli ndërkombëtar në korrik, pasi tha se komentet ndaj tij në Gjermani pas publikimit të fotoj ishin raciste.

Por Presidenti Erdogan tha: "A duhet të vrasim një lojtar gjerman që luan në vendin tonë kur bën një fotografi me zonjën Merkel?"

Në një intervistë me Funke Mediengruppe të Gjermanisë, kreu turk tha se Ozil nuk kishte bërë asgjë për tu penduar.

Ai tha se mesfushori i Arsenalit po ashtu edhe ai i Manchester City, Ilkay Gundogan që bënë fotografi me presidentin turk në maj, ndjehen si në shtëpinë e tyre në të dy vendet, vendin ku kanë lindur dhe vendin nga vijnë prindërit e tyre .

Duke iu referuar vendimit të Ozil për të lënë futbollin ndërkombëtar, zoti Erdogan tha: "Ai nuk ka lënë ekipin kombëtar pa asnjë arsye. Kushdo që përballet me këto sulme dhe fyerje raciste do të kishte reaguar njësoj."

Erdogan do të vizitojë Gjermaninë këtë javë në përpjekje për të përmirësuar lidhjet e bilaterale të tensionuara.

Në mars të vitit 2017, Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët. Kjo erdhi pasi autoritetet gjermane anulluan tubimet turqve etnikë në Gjermani para një referendumi kyç që ai e fitoi.

Berlin gjithashtu ka kritikuar Erdogan për goditjen e tij ndaj opozitës, pas një përpjekjeje grushti shteti në Turqi në vitin 2016.

EMISIONET