Erdhi ora e ushqimit! Gruaja bie në rezervuarin e peshkaqenëve

Erdhi ora e ushqimit! Gruaja bie në rezervuarin e peshkaqenëve

Një grua në Kinë i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti. Ajo ra në rezervuarin e ushqimit të peshkaqenëve dhe 'luftoi' për rreth një minutë në ujë derisa u shpëtua nga rojet e sigurisë.

Fatmirësisht ajo nuk pësoi dëmtime, ndonëse në rezervuar ishin dy peshkaqenë të uritur. Ngjarja ndodhi në një qendër tregare në Provincën Zhejiang.

Sipas mediave të huaja, dy kafshët ishin të rinj e të parrezikshëm. Rezervuari është në katin e tretë të qendrës dhe njerëzit mund të shohin kafshët nëpërmjet paneleve transparente.

Në momentin kur gruaja po kalonte, ishte mbyllur rruga për njerëzit. Thuhet se ajo kaloi pa marrë leje, prandaj ishte gati të humbte jetën.

EMISIONET