Për shkak të erës së fortë sot janë rrëzuar pishat në zonën e Pyllit të Sodës.

Rrëzimi i pishave ka sjellë edhe bllokim të rrugës, ndërsa policia rekomandon të evitohet kalimi në këtë rrugë. Po ashtu dallgët e detit kanë pushtuar shëtitoren e lungomares. 

Ndërkohë me herë si pasojë e moti të  keq u pezullua lundrimi në portet detare.

Në Vlorë, trageti me Brindizin i mbërritur normalisht në mëngjes, nuk do të lejohet nga kapiteneria të udhëtojë drejt Italisë, për shkak të kushteve atmosferike.

Po ashtu është ndaluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të tjera, të paktën deri të mërkurën.

Forca e dallgëve arrin 6 ballë në gji dhe deri në 8 ballë në det të hapur.

Ndërkohë pezullimi i lundrimit drejt Italisë ka penalizuar disa dhjetra qytetarë dhe bizneset.

Ndërkohë në Durrës, është ndaluar dalja në det e anijeve të Vogla, ndërsa probleme u shfaqën edhe në sektorin e ngarkim shkarkimit.

/Ora News.tv/