Këngëtarja Era Istrefi po zhvillon karrierën e saj në tregun ndërkombëtar prej disa kohësh. Ajo ka njoftuar projekti i saj muzikor "Anything more" është gati, ndonëse nuk është publikuar ende në Youtube.

Këtë herë, Era vjen në duet me Steve Aoki, një muzikant amerikan i rrymës elektro.

Nga video e publikuar në Instagram duket se këngëtarja shqiptare nuk ka dalë nga rryma ritmike që e karakterizon, por mbetet për tu parë suksesi i këtij projekti të ri.

/Ora News.tv/