Era Istrefi i nënshtrohet një operacioni

Era Istrefi nuk ka qenë aktive prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe kjo ka shqetësuar fansat e saj, dhe jo pa arsye.

Këngëtarja ndodhet në spital pasi iu është nënshtruar operacionit të apendecitit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Era me anë të disa postimeve në InstaStory ku shprehet se është mirë dhe se së shpejti do rikthehet.

"Për momentin jam në spital dhe i jam nënshtruar një operacioni në 'zorrën e qorre'. Jam mirë dhe po pushoj. Nuk dua të tregoj fytyrën time pasi nuk dua që t'ju frikësoj. Mos u shqetësoni për mua, do të kthehem së shpejti dhe deri atëherë dua që të shijoni muzikën time,"-shprehet Era.


EMISIONET