Shqipëria është në kulmin e epidemisë gripale dhe kjo situatë po reflektohet në repartet e pediatrisë në të gjithë vendin.

Të paktën 10 fëmijë shtrohen çdo ditë  në Pediatrinë e Elbasanit mes rreth 200 pacientëve që i drejtohen çdo ditë për të marrë ndihmën mjekësore.

Irena Palloshi: "Bëhen rreth 10 shtrime në ditë si edhe 30 shtrime në terapinë ditore, pra në spitalin ditor që ndiqen për 24 orë."

Shefja e Pediatrisë, mjekja Irena Palloshi flet për raste të shtuara këtë fillim shkurti, por vëren një fluks artificial për shkak të anashkalimit të mjekut të familjes

Irena Palloshi: "Kjo është shumë e rëndë për ne dhe do ti bëja thirrje qytetarëve, ju lutem paraqituni para mjekëve tuaj të familjes sepse duke ardhur direkt në spital, ne vëmë re që vijnë të shqetësuar për  temperaturën 37.5 ose për një grindje të vogël, ose thjesht ngaqë janë të interesuar duhet bërë vaksina apo jo, këto janë raste që duhet ta evitojnë spitalin."

“Mos neglizhoni”, është këshilla që mjekët pediatër kanë për prindërit

Irena Palloshi: "Ti evitojmë rastet që të mos kemi kryqëzim të infeksioneve apo infektim nga më i madhi tek më i vogli."

Fluks i ngjashëm shënohet edhe pranë spitaleve rajonale në të gjithë vendin

/Ora News.tv/