Jepet alarmi/ Një ndër 7 persona në Shqipëri janë të prekur nga sëmundjet e veshkave

Jepet alarmi/ Një ndër 7 persona në Shqipëri janë

Vitet e fundit sëmundjet e veshkave janë rritur në masën 30%. Mjeku nefrolog Myftar Barbullushi u shpreh se të dhënat tregojnë se nga 7 persona 1 rezulton i prekur me sëmundje të lehta të veshkave deri në humbjen e funksionit të saj.

1 në 7 persona në Shqipëri është i prekur nga sëmundjet e veshkave. Disa vite me parë, raporti ishte 1/10 dhe sipas mjekëve arsyet përse këto sëmundje po rriten ndjeshëm lidhet më mënyrën se si ushqehemi, infeksionet që mund të shkaktohen edhe në traktin urinar si dhe disa ilace inflamatore që mund të kenë pasoja në veshkat.

Për prof.dr Myftar Barbullushin, sëmundshmëria e veshkave dhe mos funksionimi i tyre është rritur në 30%.

Prof.dr Myftar Barbullushi :" Vdekshmëria nga sëmundjet e veshkave në raport me pak vite më parë është rritur me 32 përqind, ndërkohë që vdekshmëria në sajë të kujdesit për sëmundjet e zemrës dhe të mushkërisë ka një tendencë për të rënë.Rritja e numrit të sëmurëve,nëse pak vite më parë ne kishim të dhëna që në çdo 10 veta një individ vuan nga sëmundja e veshkave,tani këtë raport e kemi 1 në 7 persona.

Këmbanë alarmi sepse sëmundjet e veshkave nuk prekin vetëm sferën mjekësore,por edhe atë sociale e sidomos buxhetin".

Ka dy momente të rëndësishme në jetë kur kontrollet duhet të jenë intensive; së pari në moshë pediatrie dhe pas të 40-ve, kohë në të cilët sëmundshmëria është e lartë.

Doktori shprehu gjithashtu se duhet:" Kontroll të herëpashershëm sidomos në individë mbi 40 vjeç dhe për fëmijët e vegjël mirë është të bëhet një eko gjatë jetës së tij në moshën pediatrike për të zbuluar difektet e lindura dhe pas moshës 40 vjeçare është e domosdoshme një konsultë tek mjeku I veshkave".

Në rastet kur veshka e humbet funksionin e saj, pacientët e kanë të detyruar trajtimin dializë. Në Shqipëri, numri  total i pacientëve në dializë është 1250 persona.

EMISIONET