Enxhi Cuku nuk beson tek martesa: Është ndërlikim

Enxhi Cuku nuk beson tek martesa: Është ndërlikim

Aktorja e njohur Enxhi Cuku është shprehur se nuk beson tek martesa dhe tek premtimet.

E ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora pranoi se në një marrëdhënie por nuk është në planet e saj fejesa. 

Cuku tha se është shumë e re për të ndërmarrë një hap të tillë, ndërsa theksoi se do preferonte bashkëjetesën.

Enxhi Cuku: Jo nuk martohem për shumë arsye. Nuk besoj në martesë. Besoj që njerëzit rrinë bashkë, kalojnë shumë mirë. Nuk ka nevojë për martesë, letra, mbiemër dhe nuk besoj në premtime derisa vdekja të na ndajë. Më duket një ndërlikim. Por jam edhe shumë e re. Jam 23 vjeçe. Jam e mendimit kur ta ndjej njeriu por nuk është në planet e mia pasi nuk e besoj si gjë. Jam me një person por nuk kemi në plan as fejesën, as martesën. Nuk janë për mua këto gjëra. Nuk të lidh fejesa, martesa.

EMISIONET