Entuziazmi i kualifikimit, trajneri i Lacio-s humb ekuilibrin dhe rrëzohet

Lacio mori një fitore të rëndësishme në Kiev përballë Dinamos së Kiev-it, rezultat që i dha atyre një biletë për në fazën çerekfinale të Europa League.

Të dy golat e takimit erdhën nga goditjet standarte, një skemë që mbase është praktikuar shumë në stërvitjet e skuadrës së kryeqytetit italian.

Megjithatë, goli që gëzoj jashtë mase tifozerinë dhe drejtuesit e Lacio-s ishte goli i dytë i takimit, me autor mbrojtësit hollandez Stefan de Vrij. Rrjeta e shënuar nga 26 vjeçari gëzoj teknikun e të kaltërve, Simone Inzaghi që gjatë festës së golit, humbi ekuilibrin duke rënë në tokë.

Një episod që nuk do të mbahet mend gjatë, pasi kualifikimi në raundin e 8 skuadrave më të mira të kontinentit është shumë për një skuadër modeste si Lacio.

EMISIONET