E ardhmja e Luis Enrique mund të jetë Premier League angleze.

Siç bën me dije "Mundo Deportivo" drejtuesit e Chelsea dhe Arsenal kanë nisur bisedimët për ta ulur në stolin e tyre sezonin e ardhshëm.  

Po sipas kësaj të përditshmë spanjolle, në garë për teknikun 47 vjeçar është dhe Paris Saint Germain dhe Milan.

Në karrierën e tij spanjolli ka drejtuar skuadra si Roma, Celta Vigo dhe Barcelona, ndërsa ka arritur të triumfoj në 9 finale, ku vlen të përmendet Champions League e vitit 2014-2015.

/Ora News.tv/