Juristja më e famshme në Shqipëri, Eni Çobani ka zbuluar në një postim prekës se si shoqja e saj e ngushtë po lufton cdo ditë me sëmundjen e rëndë.

Kështu Eni ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta mbështetur duke i kërkuar që t'ia lidhë edhe shllain në kokë.

"Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirterisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. 

Më dolen lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thashë ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua ti lutem vecanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij", shkruajti ajo në Instagram.

/Ora News.tv/