Eneda Tarifa: "Tre burra dhe dy dasma"

Eneda Tarifa: "Tre burra dhe dy dasma"

Pasditen e djeshme (5 shtator), u publikua projekti më i ri i Kastro Zizos me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën, i titulluar "Cuna dhe goca". Në intervistën për "Mos i fol shoferit", këngëtarja zbuloi se është përpunim i një kënge popullore ku këndon refrenin.

Eneda shfaqet me fustan nusërie, ku dhëndri është Roberti që i propozon me çelësa makine. Por kjo nuk ishte hera e parë që u vesh me të bardha.

"Jam veshur dhe në një reklamë të Portokallisë ku unë isha nusja, Salsano dhëndri", tregoi Eneda duke shtuar se nuk hezistoi për ta pranuar projektin pasi e dinte që do i pëlqente njerëzve.

Kujtojmë se këngëtarja është e martuar dhe gëzon një vajzë të vogël që quhet Aria, por nuk ka realizuar një ceremoni me partnerin. Pra, të vetmet raste që Eneda ka veshur fustanin e bardhë kanë qenë për punë.

EMISIONET