“Ëndrra ime e madhe u realizua”, Khloe Kardashian konfirmon shtatëzaninë

Khloe Kardashian më në fund ka konfirmuar shtatëzaninë e saj me anë të një postimi në Instgram.

Ylli i televizioneve publikoi një fotografi ku ajo dhe bashkëshorti i saj Tristan Thompson mbajnë duart rreth barkut të rrumbullakosur.

33-vjeçarja shkruajti se kjo është ëndërra e saj më e madhe.

“Realizova ëndërrën time më të madhe. Ne jemi duke u bërë më fëmijë. Kam kohë që e pres, por Zoti ka një plan për të gjithë ne. Ai e dinte se çfarë po bënte. Unë thjesht duhej të besoj tek Ai dhe të jem e durueshme.”

Khloe dhe 26-vjeçari kanë më shumë se 1 vit së bashku. Tristan është bërë baba dhe ka një fëmijë me ish të dashurën Jordan Craig.

Khloe e falenderoi që e bërë nënë: “Faleminderit që më trajtove si një mbretëreshë! Faleminderit që më bën të ndihem mirë në të gjitha fazat! Tristan, mbi të gjitha, faleminderit që më ke bërë Nënë.”


EMISIONET