Fatos Berisha është një nga regjisorët më të njohur.

I ftuar në emisionin, Tempora në RTV Ora, Berisha zbuloi ëndrrën e tij të parealizuar.

Fatos Berisha: "Ëndrra ime e parealizuar ishte që të studioja për regji filmi në Pragë."

Ai tregoi se nga vinte kjo dëshirë e madhe për të studiuar në shkollën e FAMU.

Fatos Berisha: "Regjisori çek Milos Forman ka ndikuar shumë tek unë. Filmat e tij i shoh shumë. Stili flokëve të tij gjithashtu ka ndikuar, kam pasur shumë flokëve. Në ëndrrën time për të shkuar në Pragë, ndikoi shumë Milos Forman. Dëshira ime për të shkuar në FAMU (Film and TV School of the Academy of Performing Arts) ishte pikërisht sepse njerëz si Forman kanë dalë prej asaj shkolle."

Por ndonëse nuk arriti të studionte në FAMU, Berisha shkoi atje si drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Fatos Berisha: "Ajo ëndërr nuk u plotësua por më vonë u kyça në këtë artin e filmit, por edhe të teatrit. Në një farë mënyrë e kam realizuar këtë ëndërr sepse unë nuk isha student i FAMU-s, nuk u bëra kurrë, por shkova atje si drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, 2011-'13. Firmosa një marrëveshje mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe FAMU-s që studentët e Kosovës të shkojnë të studiojnë atje me bursë. Çdo vit nga një student i Kosovës shkon në FAMU dhe studion atje."

Berisha rrëfeu edhe nga i lindi pasioni për kinemanë: "Lindi që kur isha adoleshent. Në Prishtinë jetoja afër kinemasë, 10 ose 15 larg. Në atë kohë në kinema jepeshin çdo ditë filma të rinj. Falë prindërve të mi, që financiarisht e mbështetnin këtë pasion dhe dëshirën time për të parë filma gati çdo ditë, u infektova me këtë lloj pasioni. Nisi nga kinemaja e vogël afër shtëpisë."

/Ora News.tv/