“Emrat e harruar” të fotografisë ekspozohen tek “Marubi”

“Emrat e harruar” të fotografisë ekspozohen tek

Ata vunë gurët themelit të artit të fotografisë, por patën edhe fate të trishta.

Fiksuan imazhe të jetës politike e kulturore të juglindjes deri tek ritet e harruara,  por emrat e tyre njihen pak.

Punët e “Emrave të Harruar”  të juglindjes u bënë bashkë në  muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër

Luçian Bedeni"Kjo ekspozitë i vendos një gur të rëndësishëm themelit të këtyre fotografive. Patjetër kanë një vend të rëndësishëm në historinë e fotografisë shqiptare."

Kuratori i ekspozitës, Gjergj Spathari i krahason punimet e 8 fotografëve me notat e pentagramit, që në asnjë rast ato nuk ndahen, por vetëm lidhen me njëra -tjetrën.

Niko Kotherja, drejtor i Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçe tregon se shumë prej tyre me imazhet që na kanë lënë janë prezent në libra, por të paidentifikuar.

Sot kjo ekspozitë është edhe një plotësim i të vërtetës historike.

Niko Kotherja: "Ky aktivitet zgjon nga gjumi të gjithë ata që janë përgjegjës për të kthyer vështrimin edhe nga fotografia historike."

Kristo Sulidhi, Perikli Kaçauni, Dhimitër Vangjeli, Vani Burda, Kristaq Sotiri, Petro Dhimitri, Thimi Raci dhe Mandi Adham Koçi presin tashmë që ti njohin teksa punët e tyre janë prezantuar tek Marubi.

EMISIONET