Ja gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin

Ja gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin

Janë përcaktuar gjyqtarët që do gjykojnë ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, atë të trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Gjykata e Krimeve të Rënda, pas seancës maratonë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 8 orë, rrëzoi më 26 mars kërkesën për pushim të çështjes dhe vendosi të dërgojë për gjykim ish-ministrin.

Dosja e Tahirit në gjykatë

Prokuroria për Krime të Rënda më 28 shkurt, mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë. 

Tahiri kërkoi pushimin e çështjes, por kërkesa u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.   

EMISIONET