Rikthehen emocionet e Champions-it, katër skuadra "luftë" për dy bileta çerekfinaliste

Rikthehen emocionet e Champions-it, katër skuadra "luftë"

Sot në mbrëmje do të përcaktohen dy skuadrat e tjera çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve. Manchester United do të pres në "Old Trafford" spanjollët e Sevilla-s. Një takim mjaft interesant pasi në Teatrin e Ëndërrave pritet një "luftë" e hapur mes dy skuadrave.

Natyrisht skuadra e Jose Mourinho-s është favorite kryesore për të kaluar në raundin tjetër, jo për shkak të cilësisë që disponon por ka edhe eksperiencë në kompeticionet e tilla, pasi anglezët janë 3 herë fitues të këtij kompeticioni. |

Në krahun tjetër kemi një ekip me shumë ambicie që mund të shkaktoj dëme. Andaluzët kanë një histori të pasur në Kupat e Europës, natyrisht jo në Champions, por në Europa League. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për "djajtë" që i kanë humbur shpresat për titullin e Premier League dhe do të synojnë t'i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Ndërkohë në "Olimpico" Roma do të pres ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Një sfidë e vështirë për të besuarit e Eusebio Di Francesco të cilët do të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar në Ukrainë. Një mision jo i pamundur por natyrisht do të ketë "kurthet" e veta.

EMISIONET