FOTO/Emilife, djali që 'ironizon' veshjen e vipave

Ka thuajse 800 mijë ndjekës në Instagram dhe fotot e tij ironike dhe zbavitëse janë kther tashmë në virale në mbarë botën.

Quhet Emanuele Ferrari, fotograf milanez me pasion...parodinë.

Subjektet e tij të preferuara janë vipat e showbizit botëror.

 Emanuele 'maskohet' si yjet e tapetit të kuq në mënyrë shumë qesharake dhe me shumë fantazi dhe më pas fotografon veten me personazhin që ka imituar.

 “Kam vënë re se disa veshje në botën e modës ishin aq absurde, saqë i 'rikrijova' në mendjen time me materialet që më gjendeshin në shtëpi. Kështu vendosa të hap llogarinë time në Instagram dhe të zbavitem ca.", shkruan tgcom.it.

"Në rrjet, ironia është shpesh virale. Nuk e di me saktësi se ku do më çojë e gjitha kjo, por për momentin është diçka që më pëlqen shumë të bëj"


Kliko ketu per FOTOGALERINE

EMISIONET