Emigranti 22 vjeçari nga Mali Konaté Bouyagui ësthë qëlluar me armë gjahu dy ditë më parë në qytetin e Napolit.

Dy peresona ende të panjohur për policinë e kanë plagosur atë me armë ndërsa udhëtonin në një makinë në lëvizje.

 "Qëllonin e qeshnin" është denoncimi që ka bërë në policinë italiane 22 vjeçari nga Mali.

Konaté Bouyagui punon si kuzhinier në një restorant multietnik në Napoli. Ai ka marrë plagë në bark dhe është kuruar në spitalin e qytetin. I riu nga Mali pak kohë më parë ka qënë i ftuari special i programit të njohur televiziv Mastershef.

Policia italiane po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe autorët e saj.

/Ora News.tv/