Banka Kombëtare italiane ka publikuar së fundmi raportin mbi fluksin e parave që punonjësit emigrantë në Itali kanë dërguar drejt vendeve të origjinës.

Të dhënat e këtij raporti të referuara për vitin 2017 dëshmojnë se përgjatë këtij viti emigrantët shqiptarë në Itali kanë dërguar në Shqipëri 127 milionë e 986 mijë euro.

Në tremujorin e parë të vitit 2017 emigrantët shqiptarë kanë dërguar 28 milionë e 745 mijë euro në Shqipëri.

Në tremujorin e dytë 33 milionë e 163 mijë euro. Në tremujorin e tretë të 2017, 32 milionë e 349 mijë euro.

Ndërsa në tremujorin e katërt dhe të fundit të 2017, shuma e parave të dërguara në Shqipëri nga emigrantët shqiptarë është 33 milionë e 729 mijë euro.

Të dhënat e këtij raporti bazohen vetëm në analizën e trasferimentit të parave të kryera përmes institucioneve bankare apo sistemeve ndërmjetëse të autorizuara.

Duke marrë parasysh se një tjetër formë e dërgimit të parave të emigrantëve është ajo dorazi, pra me persona fizik, remitancat e shqiptarëve të Italisë supozohen të jenë më të larta se shifrat e zyrtarizuara nga Banka Kombëtare Italiane.

Në krahasim me vitin 2016 remitancat e emigrantëve në Itali janë rritur.

Sipas Bankës Kombëtare italiane në 2016 , emigrantët shqiptarë kanë dërguar në vendin e tyre të origjinës 123 milionë e 740 mijë euro.

Pra në vitin 2017 janë rreth 4 milionë euro më shumë.

Dy qytetet italiane nga ku janë nisur pjesa më e madhe e parave të emigrantëve drejt Shqipërisë janë Roma e Milano.

Shëiptarët në Itali i deklarojnë shtetit italian të ardhura nga 3.5-3.7 miliardë euro në vit.

Aktualisht janë rreth 31 mijë sipërrmarrje të ngritura nga emigrantë shqiptarë.

Sipas raportit të Banka Italia, ndër komunitetet e emigrantëve në Itali, remitancat më të mëdha nga emigrantët i ka Rumania, ndjekur nga Bangladeshi, Senegali dhe India.

/Ora News.tv/