49 emigrantët shpërthyen në duartrokitje pas dy javëve në det të hapur.

Në  imazhet e postuara në Twitter nga anija  në brigjet e Maltës, tregohet reagimi i 49 emigrantëve që u bllokuan në det për javë të tëra.

 Operatorët u tregojnë emigrantëve se ata do të ankorohen për dy orë dhe se makthi i tyre kishte mbaruar.

Në fillim ata nuk duken se e kuptojnë atë që i është thënë, por pastaj ata shpërthyen në një duartrokitje të gjatë dhe filluan të festojnë.

/Ora News.tv/