Emigrantët e Libisë, mbledhje urgente e qeverisë italiane

Emigrantët e Libisë, mbledhje urgente e qeverisë italiane

Kryeminsitri Giuseppe Conte ka thërritur sot pasdite në një mbledhje urgjnete ministrat e tij për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit të çështjes libiane e rrezikut të ndikimit të saj në krizën e emigracionit.

Por preokupimet e Italisë në Libi lidhen dhe me çështjen ekonomike. Shoqëria më e madhe energjitike italiane Eni është e vetmja shoqëri multinacionale e aftë për të prodhuar e nxjerrë naftë e gaz nga territori i Libisë, falë mbi të gjitha marrëveshjeve të arritura me milicitë lokale duke i grantuar sigurinë dhe mbrojtjen.

Aktualisht në Libi ndodhen 350 ushtarë italianë, të cilët që prej janarit të 2018 janë të impenjuar në misionin dypalësh Miasit, me qëllim mbështetjen dhe asistencën e nevojshme ndaj autoriteteve lokale në procesin e stabilizimit të vendit e në kontrollin e luftës kundër trafiqeve ilegale e emigracionit klandestinë.

Dalja jashtë kontrollit e situatës në Libi, preokupon autoritetet italaine për rrëzimin e të gjitha marrëveshjeve të ndërmarra deri më sot me qeverinë e Sarraj në përballimine  krizës së emigracionit. Mungesa e kontrollit të kufijve mund të coj në një fluks të ri emigrantësh.

Ministrja italiane e Mbrojtjes Elisabetta Trenta ka deklaruar se "nuk parashikohet asnjë ndërhyrje ushtarake e Italisë në Libi, e se në këtë fazë të situatës, roli i Italisë është të ndihmojë  për të lehtësuar procesin e paqes e t'i japë mbështetjen e nevojshme trupave të qeverisë libiane."

Gjithashtu ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero ka informuar mediat italiane se po ndjek me vëmëndje zhvillimin e ngjarjeve në Libi e se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e OKB për Libinë, Ghassan Salameh.

EMISIONET