Emigrantët e anijes "Diciotti" mbërrijnë sot qytezën Rocca di Papa

Emigrantët e anijes "Diciotti" mbërrijnë sot

Pritet të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në qytezën Rocca Di Papa në provincën e Romës, 100  nga 140 emigrantët e anijes "Diciotti" që prej shumë ditësh mbeti e ankoruar në portin e Katanias.

Mëngjesin e sotëm 100 emigrantët janë nisur nga Katania drejt komunës së Rocca di Pappa ku do të strehohen në qëndrën e emigrantëve të kësaj qyteze nën kujdesin e Kishës Katolike.

40 emigrantët e tjerë të anijes "Diciotti"vazhdojnë të qëndrojnë në qëndrën e identifikimit të emigrantëve në Katania e shumë shpejt pritet të nisen drejt Shqipërisë dhe Irlandës.

Natën e 16 gushtit, anija e rojes bregdetare italiane "Diciotti" shpëtoi 177 emigrantët në uëjrat e Mesdheut.

Pas disa ditësh në det të hapur e në pritje të një porti të sigurt për të zbarkuar, kjo anije u lejua të ankorohet në portin e Katanias.

Qeveria italiane fillimisht lejoi zbritjen  vetëm të emigrantëve minorenë e për 4 ditë të tjera bllokoi zbarkimin e emigrantëve në tokë.

Pas apelit të institucioneve europiane e të Papa Françeskut, negociatat e Ministrit të Jashtëm italian Enzo Moavero çuan në zgjidhjen e kësaj situate.

Kisha katolike mori në ngarkim të kujdeset për 100 emigrantë të anijes "Diciotti" ndërsa 20 emigrantë u pranua të merren nga qeveria shqiptare, ndërsa 20 të tjerë nga Irlanda.



EMISIONET