Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare.

Thaçi ka takuar Macron në Pallatin Elysee, ku edhe ka ftuar Presidentin për të vizituar Kosovën.

Ja çfarë shkruan Hashim Thaçi në FB

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës

/Ora News.tv/