Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata po korr sukses me hitet e saj në gjuhën angleze, ndërkohë që po udhëton shpesh në shtete të ndryshme.

Vizita e fundit për në Milano duket se nuk ka shkuar shumë mirë. Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiri ka njoftuar se asaj i kanë vjedhur pasaportën.

Në një postim në Instastory, ai shpërndau disa dokumenti dhe shkruajti: “Kam diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime Elvana”.

Këtë gjë e shoqëroi me të qeshura duke treguar se nuk janë shumë të shqetësuar pasi do ta zgjidhin shumë shpejt.

/Ora News.tv/