Elvana Gjata ka mahnitur fansat me koncertin e saj recital të mbajtur enkas për ditëlindjen e saj.

Këngët e përzgjedhura për të ftuarit e saj ishin kryesisht këngë të ndjera dashurie.

Një nga materialet më të ndjera të albumit akustik ‘3, Live Sessions’ të Elvana Gjatës, siç ka treguar dhe këngëtarja ka qenë kënga ‘Më fal’, e shkruar nga vetë ajo dhe bashkëkompozuar me Pirro Çakon.

Këngëtarja ka hequr takat para 100 të ftuarve dhe shumë thjesht e njerëzisht ka thënë më fal.

“Unë shquhem si një njeri me shumë këmbë në tokë, dhe si e tillë dua t‘i heq pak këto takat… të paktën te kjo këngë, nuk jam për taka. Nuk i hoqa kot… mendoj se të gjithë ne kemi bërë në jetë të paktën një herë një gabim dhe e kuptoj shumë mirë sa e vështirë është të thuash më fal, por sa e bukur është kur dëgjon dikë të të thotë më fal. Unë jam këmbëzbathur dhe dua të këndoj ‘më fal’.”

Një tjetër këngë në radhë në koncertin akustik ishte edhe kënga "Gjërat kanë ndryshuar" dhe "Veç një pikë".




Ndërsa ‘Xhelozia’ mbylli mbrëmjen, një këngë me nota jazz, para së cilës Elvana tha ‘Mos u bëj xheloz, se vetëm ty të du’.




/Ora News.tv/