Elvana Gjata ngjit majat! Në album me emra të njohur të muzikës

Elvana Gjata ngjit majat! Në album me emra të njohur të

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata që po zhvillon karrierën në tregun e huaj ka arritur në një nivel tjetër duke u bërë pjesë e një albumi me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Menaxheri i saj, Poo Bear ka publikuar albumin e tij të ri me gjithë personat që ka punuar këto kohë. Ndër ta bëjnë pjesë Jennifer Lopez, Justin Bieber dhe Ty Dolla Sign.

Me këtë të fundit, Elvana Gjata solli projektin e ri muzikor të titulluar ‘Off Guard’ që ka marrë pëlqimin e publikut.

Duket se Elvana po punon shumë për të arritur majat që të jetë pjesë e kompeticioneve të njohura në Amerikë dhe Angli si Grammy, Emma apo MTV Aëards.

EMISIONET