Elton John me infeksion në vesh

Elton John me infeksion në vesh

Kantautori britanik duhet të dilte në skenë më 27 nëntor në "Amway Center" në Orlando, por, sipas "Billboard", rreth 30 minuta pas nisjes së parashikuar të koncertit, u lajmërua anulimi i spektaklit.

Organizatorët bënë me dije se koncerti 'live' do jepej në një datë të mëvonshme dhe biletat ishin të vlefshme.

"Jemi shumë të keqardhur t'ju lajmërojmë se, për shkak të një infeksioni në vesh, Elton John nuk do mund të performojë sonte. Do ketë një datë tjetër për në Orlando, e cila do bëhet e ditur shumë shpejt, ndaj mbani biletat tuaja", shkruahet në profilin në Twitterit të Amway Center, pallati ku do duhej të mbahej koncerti i artistit të madh.

Problemi shëndetësor bëri që të anulohej edhe koncerti i 28 nëntorit në Tampa të Florida-s, i cili është spostuar dhe nuk ka ende një datë se kur do zhvillohet.

EMISIONET