Elton John është konfirmuar se do të performojë mbrëmjen e së shtunës në dasmën mbretërore të Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Sipas TMZ, është e paqartë nëse 71-vjeçari do këndojë në ceremoninë që do mbahet në kishë apo gjatë pritjes më vonë gjatë ditës.

Rreth 21 vite më parë John performoi këngën e tij 'Candle in the Wind' në funeralin e nënës së Harry, Princeshës Diana në 1997, pasi vdiq në një aksident me makinë.

Kjo padyshim që do të sjellë në gëzim në ditën e madhe të princ Harry, pasi këngëtari i dha mbështetjen  atij dhe të vëllait, Princ Willim dy dekada më parë pas vdekjes së nënës së tyre.

Elton dhe Princeshë Diana ishin miq të ngushtë.

/Ora News.tv/