Pas firmës me Gonzalo Higuain, Maurizio Sarri ka kërkuar një tjetër sforco nga Chelsea.

Sipas mediave angleze, tekniku italian nuk heq dorë nga mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, të cilin e do që në merkaton e janarit. Për shqiptarin, Napoli kërkon plot 45 milion euro, shifër e cila është kërkuar nga Sarri që të shpenzohet, duke ngjallur jo pak reagim te drejtuesit e Bluve.

Një hipotezë tjetër sipas "Mirror" është kalimi i Cesar Azpilicueta te italianët dhe ulje e kartonit të Hysaj. Nuk dihet ende se çdo të ndodh me këtë operacion të merkatos, por një gjë është e sigurtë: Sarri është i çmendur pas Hysaj.

Dyshja ka punuar në dy raste me njëri-tjetrin. Fillimisht ata u bashkuan te Empoli e më pas te Napoli.

/Ora News.tv/