Elseid Hysaj "autogol" Napolit

Elseid Hysaj "autogol" Napolit

Rinovimi i kontratës me Elseid Hysaj është vënë në dyshim, pasi mbrojtësi shqiptar ka kërkuar dyfishimin e pagës aktuale te klubi i Napolit.

Menaxheri i mbrojtësit të djathtë, Mario Giuffredi, për të nënshkruar marrëveshjen e re kërkon të paktën 3 milionë euro në sezon.

Nëse presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia përmbush këtë kërkesë, atëherë nënshkrimi i rinovimit të kontratës është i destinuar të dështojë. Hysaj aktualisht përfiton vetëm 1.6 milionë euro në sezon, edhe pse është një nga pikat më të forta të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Gjatë verës mbrojtësi shqiptar kishte marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Chelsea, që i siguronte 4 milionë euro në sezon, por ai vendosi të qëndronte me premtimin se paga e tij do të rishikohej.

Në këto kushte do të rinisnin bisedime me klube të mëdha europiane, që janë gati ta afrojnë Hysajn, i cili konsiderohet ndër më të mirët në qarkullim në rolin e tij.

EMISIONET