Pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës, trajneri i Brazilit, Tite ka refuzuar të tërhiqet nga stoli i kombëtares "Seleçao".

Tite ka këmbëngulur se nuk është koha e duhur për të folur për të ardhmen e tij, pasi Brazili duket të lë pas zhgënjimin e humbjes së shansit për të fituar Kupën e gjashtë të Botës.

"Unë nuk jam këtu për të folur për të ardhmen, nuk është e përshtatshme në një moment shumë të ngazëllyer, unë jam ende me ndeshjen, nuk po mendoj për të ardhmen, kështu nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje,"-tha Tite në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Belgjikën.

Tite është prej vitit 2016 në krye të pankinës së kombëtares së Brazilit që nga qershori 2016, dhe humbja 2-1 ndaj Belgjikës ishte vetëm hera e dytë që ai kishte shijuar humbjen në stolin e brazilianëve.

/Ora News.tv/