Eliminimi nga Kupa e Botës, ish-legjenda gjermane akuzon rëndë ekipin e Low

Eliminimi nga Kupa e Botës, ish-legjenda gjermane akuzon rëndë

Gjermania befason të gjithë opinionin publik sportiv, me kampionët në fuqi të botës që u eliminuan që në fazën e grupeve në Kupën e Botës Rusi 2018. Sipas ish-kapitenit të kombëtares së "Pancerave", Lothar Matthaus, Gjermania e meritoi të eliminohej për shkak se lojtarët nuk ishin në gjendje të mirë.

"Gjermania nuk ka luajtur shumë mirë, mendoj se lojtarët nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë. Kur keni performancë si gjermanët në tri ndeshjet e fundit, atëherë unë mendoj se ju nuk keni të drejtë të shkoni në raundin tjetër. Unë nuk e ndjeja se kishin frymën e duhur të ekipit. Nuk jam i mërzitur me rezultatet, jam më i mërzitur me performancën e lojtarëve".-tha Matthaus për "Sky Sports News".

Përpara ndeshjes, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, këmbënguli se Joachim Low do të jetë sërish trajner i tyre pavarësisht rezultatit.



EMISIONET