Elhaida Dani në një lidhje dashurie? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka folur për herë të parë në lidhje me spekulimet se po shijon një lidhje dashurie.

Në media qarkulluan disa fotografi të saj me këngëtarin e muzikës klasike, Brano Agovi ku të gjithë menduan se e kishte të dashur, por jo.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo shkruajti: “Unë e dua shumë median shqiptare dhe e vlerësoj gjithmonë vëmendjen që ajo më jep… Por doja të sqaroja lajmet e fundit mbi jetën time private sepse nuk pushoi telefoni gjithë ditën.”

Pas kësaj, publikoi një shkrim nga Revista Class, që e kishte kontaktuar këngëtaren, për të cilën ishte shprehur: “E habitur dhe njëherësh e suprizuar nga gjithcka është shkruar në media. Ne kemi qenë shokë të ngushtë fëmijërie, kemi studiuar në Shkodër në të njëjtën shkollë dhe kemi ndarë të njëtën klasë. Përvecse shokë të ngushtë, ne gëzojmë sukseset e njëri-tjetrit, por asgjë më shumë se kaq.”

Kështu Elhaida hodhi poshtë dyshimet se është në lidhje me Branon duke shtuar se ai është beqar, por nuk dha më detaje për jetën e saj personale.

EMISIONET