Eleni Foureira gjithashtu bëri një sukses të madh, pasi "Fuego" u mori certifikatë argjendi në Spanjë, duke konfirmuar faktin se ajo ka vjedhur zemrën e publikut evropian.

Pak para performancës së saj të nxehtë në garë, Eleni regjistroi një version spanjoll të këngës që së bashku me origjinalin, po merr vëmendje të madhe në të gjithë Evropën Perëndimore.

Fundjavën e kaluar, Eleni performoi dy shfaqje në Madrid si pjesë e turneut të saj veror. Shfaqja e dytë u bë pas kërkesave të mëdha nga publiku.

/Ora News.tv/