Eleni Foureira, shqiptarja që do përfaqësojë Qipron në Eurovision ka dhënë një intervistë për emisionin televiziv ‘Tetos Tri’ ku ka përmendur dhe Shqipërinë.

“Kur shkon në një studio dhe nuk të pranojnë vetëm se je nga Shqipëria, ti thua: Cfarë do bëj tani? Nuk do realizoj ëndrrat e mia vetëm se jam nga Shqipëria? Kjo gjë duhet marrë fund.

Është turp për botën të dëgjosh një fëmijë të vogël duke thënë, ‘Ti je nga Shqipëria, përfaqëso Shqipërinë në Eurovision’. Unë ndihem njeriu më i pasur në botë pasi kam tre shtëpi. Kjo është gjëja më i bukur që mund ti ndodhë një personi.

Nuk më ka munguar kurrë ushqimi sepse prindërit e mi nuk hanin vetëm që unë të mos ndihesha e uritur. Nuk është e thjeshtë të lësh një vend me plumba dhe të shkosh në një vend të ri për të nisur jetën nga fillimi.

Unë nuk jam ngjitur kurrë në skenë dhe dy njerëz të jenë kokëulur sepse këndoja për ta. U ngjita në skenë dhe thashë që ky është vendi im”, tha ajo.

Ajo nuk është e vetmja shqiptare që do marrë pjesë në festivalin më të madh të muzikës. Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë ndërsa Ermal Meta me mikun e tij Frabrizio do përfaqësojnë Italinë.

Ndërkohë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ka treguar se do hyjë në konkurs për të përfaqësuar Maqedoninë, por nuk dihet ende nëse do fitojë.

/Ora News.tv/