Nuk është më Tirana, por Elbasani qyteti më i ndotur i Shqipërisë ku pluhuri është një kërcënim real për jetën e qytetarëve. Sipas raporti të fundit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, në matjen e grimcave të pluhurit rezulton se Elbasani është i pari në ndotje më pas vjen Tirana, Durrësi, Korça dhe Shkodra. Ndotja në këto qytetet shkarkohet nga shkarkimet e automjeteve si dhe nga infrastruktura e rrugëve të dëmtuara. Sipas matjeve prezenca e PM 10 dhe e pm 2,5 të cilat janë në vlera të larta janë shkak të mijrave vdekje për shkak të aftësisë për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në gjak duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje të parakohshme. Kjo grafikë tregon prezencën e pluhurave në mjedis ku edhe këtë vit, ndotja në Shqipëri është gati 2 fish se normat e lejuara të Bashkimit Europian. Nga 40 që duhet të jetë vlera e prezencës së këtyre grimcave, Shqipëria i ka 60. Korçën, Beratin dhe Fierin e ndotin automjetet dhe përdorimi I drurëve për ngrohje. Ministria e Mjedisit jep detaje të raportit. Edhe qytetarët shprehin shqetësimin për ndotjen. Për qytetarët që janë ende në dyshime se cilin qytete duhet të jetojnë, me këto të dhëna qytetet kryesore janë rrezik për shëndetin, dhe nga 9 qytetet ku janë bërë matjet zgjidhni Kukësin ose Beratin sepse janë qytetet më të pastra.

/Ora News.tv/