Elbasani së shpejti me terren sportiv, financim i Ambasadës së Kuvajtit

Elbasani së shpejti me terren sportiv, financim i Ambasadës së

Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri do të mbështesë Bashkinë e Elbasanit në krijimin e një terreni sportiv model në funksion të nxënësve të shkollave por edhe qytetarëve të çdo moshe. Ambasadori Al Jaseem pas një takimi me drejtuesit vendorë, theksoi se investimi do të jetë një model.

Elbasani do të ketë së shpejti një terren sportiv modern në shërbim të nxënësve të shkollave të mesme por edhe të gjithë qytetarëve.

Kjo hapësirë do të përfshijë terrenet sportive të dy gjimnazeve dhe do të rikualifikohet falë një projekti të mbështetur nga Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri.

Për Ambasadorin, Fajez Meshari Al Jaseem, nisma ka rëndësi të veçantë pasi i shërben një komuniteti të gjerë dhe mbi të gjitha duke i angazhuar me sport i mban të rinjtë larg veseve.

Fajez Meshari Al JaseemJemi këtu për një projekt pilot për restaurimin e ambienteve sportive që u jep mundësi të rinjve të Elbasanit të merren më shumë me sport. Do të bëjmë një model që do ti shërbejë jo vetem nxënësve por edhe qytetarëve të Elbasanit. Do të ketë fusha basketbolli, minifutbolli e kënd sportiv për më të vegjlit.Do të rikthehem shpejt për inaugurimin.

I shoqëruar nga drejtuesit vendorë të Bashkisë e Qarkut dhe Bashkisë Elbasan, ambasadori Al Jaseem vizitoi terrenet që do të transformohen falë një fondi prej 6.4 milion lekësh.

Punimet pritet të nisin së shpejti.

EMISIONET