Elbasan, xhaxha dhe nip që u vranë në atentat ishin kthyer për festa

Elbasan, xhaxha dhe nip që u vranë në atentat ishin kthyer

Dy nga tre viktimat që humbën jetën nga atentati me kallashnikov mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit kanë lidhje farefisnore midis tyre. Viktima Arben Dylgjeri, 54 vjeç, është xhaxhai i të vrarit tjetër, Endrit Alibej (Dylgjeri). 34 vjeçari ka dy mbiemra, mbase edhe për shkak të të shkuarës së tij.

Mësohet se viktimat sapo ishte kthyer në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë, Forcat Speciale vijojnë kontrolle në zonën e Bradasheshit, duke shoqëruar dhjetëra persona, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së trefishtë.

Përveç dy shqiptarëve, nga ngjarja humbi jetën edhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Ata po ktheheshin nga Peqini me një fuoristradë me targa rumune, teksa u qëlluan me breshëri automatiku.

Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka persona të dyshuar për atentatin dhe pistat e hetimit

EMISIONET