Elbasan, Vasak: Më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë e Francës

Elbasan, Vasak: Më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë e

Mes Shqipërisë dhe Francës do të ketë më shumë bashkëpunim në fushën e investimeve. 

Me rastin e Pranverës Frankofone, Ambasadorja e Francës Christina Vasak vizitoi qytetin Elbasanin, ku u prit nga kryebashkiaku Qazim Sejdini.  Sejdini dhe Vasak diskutuan mbi mundësitë e afrimit të investitorëve të huaj në Elbasan, sidomos në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

Christina Vasak: "Në sajë të programit tonë të bashkëpunimit dhe në bashkëpunim me aleancën franceze me mjetet akoma modeste që kemi do të shohim se çfarë mund të bëjmë me tepër në këtë drejtim."

Qazim Sejdini: "Së shpejti do të ketë një fabrikë franceze ku do të ketë rreth 180 punëtorë në metalurgji."

Gjithashtu Vasak u shpreh nga Elbasani se Franca mbështet Shqipërinë në fushën ë integrimit evropian.

Ambasadorja e Francës ishte Elbasanin në të parën vizitë zyrtare pas rreth 30 vitesh.

EMISIONET