Elbasan, u konfliktua me një person, 18-vjeçarit i gjendet një pistoletë lodër

Elbasan, u konfliktua me një person, 18-vjeçarit i gjendet një

Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi u konfliktua një një person tjetër M.D, 47 vjeç. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit.

"Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë , ku shtetasi B.R, porsa ka parë  policinë ka braktisur një çantë dore  që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër,  dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetast B.R", tha policia.

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET